Dëmet nga shiu, Kryeministri Kurti viziton fshatin Nëpërbisht të Suharekës

21.05.2020

Herët nis agjenda e sotme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili do t’i realizojë disa vizita. Pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, Kurti fillimisht do ta vizitojë fshatin Nëpërbisht të Komunës së Suharekës. Vizita e Kurtit atje është paraparë të bëhet në orën 09:15, njofton Zyra e Kryeministrit. Pas Suharekës, Kurti […]

Dëmet nga shiu, Kryeministri Kurti viziton fshatin Nëpërbisht të Suharekës Foto: Ilustrim

Herët nis agjenda e sotme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili do t’i realizojë disa vizita.

Pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, Kurti fillimisht do ta vizitojë fshatin Nëpërbisht të Komunës së Suharekës.

Vizita e Kurtit atje është paraparë të bëhet në orën 09:15, njofton Zyra e Kryeministrit.

Pas Suharekës, Kurti do të niset për në Komunën e Mamushës, ku janë shkaktuar gjithashtu dëme nga reshjet e shiut. Vizita është paraparë për në orën 10:00.

Në fund të vizitave që Kurti i ka sot në agjendë është është ajo në Parkun Industrial në Komunën e Suharekë, të cilën është paraparë ta zhvillojë në orën 11:15.