Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Muharremaj: Së shpejti do të fillojmë renovimin e rrugëve

12.01.2021

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit në shtatë fshatra të Suharekës konsiderohen të mëdha. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili shtoi se janë shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi familjare, infrastrukturë dhe në biznese. Një ndër fshatrat më të dëmtuara është fshati Peqan në […]

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Muharremaj: Së shpejti do të fillojmë renovimin e rrugëve Foto: Ilustrim

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit në shtatë fshatra të Suharekës konsiderohen të mëdha.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili shtoi se janë shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi familjare, infrastrukturë dhe në biznese.

Një ndër fshatrat më të dëmtuara është fshati Peqan në të cilin janë shkatërruar rrugët, ka shtuar Muharremaj. Mirëpo banorët e këtij fshati së shpejti do ta kenë rrugën e rregulluar, pasiqë sipas Muharremajt sapo të ndalet uji që po rrjedh rrugëve, së bashku me kompanitë do të dalin në terren do të analizojnë situatën dhe do të bëjnë renovimin e tyre, transmeton SuharekaOnline.

Edhe pse buxheti për vitin 2021 tashmë është i alokuar Muharremaj ka thënë se rregullimi do të bëhet duke kërkuar donacione nga bizneset apo përmes fondit emergjent.

Ndërsa sa i përket dëmeve në qendër të qytetit i pari i Suharekës ka thënë se nuk janë evidentuar dëme fal investimeve që janë bërë në sheshin e qytetit përmes kanalit për akumulimin e ujërave.