Delegacioni Zvicerran së bashku me kryetarin Muharremaj përurojnë ujësjellësin në fshatin Reqan

11.11.2020

Presidentja e Këshillit Kombëtar Zvicëran, Isabelle Moret ka vizituar sot Komunën e Suharekës, ku së bashku me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj kanë përuruar ujësjellësin në fshatin Reqan. I pari i komunës, Bali Muharremaj në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se ky është një investim i komunës në bashkfinancim me CDI-Zvicërrane dhe Hidroregjionin Jugor. […]

Delegacioni Zvicerran së bashku me kryetarin Muharremaj përurojnë ujësjellësin në fshatin Reqan Foto: Ilustrim

Presidentja e Këshillit Kombëtar Zvicëran, Isabelle Moret ka vizituar sot Komunën e Suharekës, ku së bashku me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj kanë përuruar ujësjellësin në fshatin Reqan.

I pari i komunës, Bali Muharremaj në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se ky është një investim i komunës në bashkfinancim me CDI-Zvicërrane dhe Hidroregjionin Jugor.

Muharremaj tregoi se vlera investive e këtij projekti është 498 mijë euro.

Gjithashtu, Muharremaj u zotua se në Komunën e Suharekës do të ketë edhe investime të tjera të cilat do të jenë në të mirën e qytetarve të komunës sonë.

Tutje Muharremaj theksoi se Komuna e Suharekës do të fillojë një tjetër projekt, një rezervuar të ujit në fshatin Greikoc, në vlerë prej 800 mijë euro.