Një delegacion nga qyteti i Fellbahut në Gjermani, ka ardhur mbrëmë në Suharekë, për të marrë pjesë në Festën tashmë tradicionale “Festari 2019”.
Ky delegacion nga qyteti i Fellbahut të Gjermanisë që është i binjakëzuar me Suharekën, sot në mëngjes kanë vizituar Komunën e Suharekës dhe kanë takuar kryetarin z.Bali Muharremaj.

Në takimin miqësor që u organizua sot u bisedua rreth aktiviteteve të festarit dhe bashkëpunimit në mes të Komunës së Suharekës dhe qytetit gjerman Fellbah.
Miqtë nga Gjermania do të qëndrojnë disa ditë dhe do të jenë pjesë e aktiviteteve që po organizohen për “Festarin 2019.
