Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, Suhareka ndan 20 mijë euro

01.11.2021

Komuna e Suharekës tashmë ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit. Për dekorimin e qytetit për fundvit, komuna që udhëhiqet nga Bali Muharremaj ka planifikuar të shpenzojë 20 mijë euro nga buxheti. Në njoftimin për kontratë që ka publikuar Komuna e Suharekës në faqen zyrtare, është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës do të […]

Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, Suhareka ndan 20 mijë euro Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës tashmë ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit. Për dekorimin e qytetit për fundvit, komuna që udhëhiqet nga Bali Muharremaj ka planifikuar të shpenzojë 20 mijë euro nga buxheti.

Në njoftimin për kontratë që ka publikuar Komuna e Suharekës në faqen zyrtare, është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës do të jetë 20 ditë nga data e dhënies.

Në njoftim thuhet se afati i fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve do të jetë deri më 08.11.2021, në ora 14:00, vendi: E-prokurim, po ashtu thuhet se ky afat kohor është shkurtuar për dorëzimin e tenderëve pasiqë ka qenë kërkesë e njësisë e cila ka inicuar këtë aktivitet, për shkak se e njëjta procedurë duhet të jetë e përfunduar gjatë muajit Nëntor që projekti në fjalë para datës 15 Dhjetor të jetë i përfunduar.

B05-Njoftim-per-Kontrat