Sipas njoftimit zyrtar Komuna e Suharekës këtë vit ka zotuar 29 mijë euro për dekorimin e qytetit.

Në njoftimin për kontratë që ka publikuar Komuna e Suharekës në faqen zyrtare, është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës do të jetë 90 ditë nga data e dhënies.

Në njoftim thuhet se afati i fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve do të jetë deri më 23.11.2023, në ora 14:00.