Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, Komuna e Suharekës zoton 20 mijë euro

07.11.2023 Suharekë
Komuna e Suharekës tashmë ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit, ku përmes zyrës së prokurimit ka filluar procedurat tenderuese për këtë aktivitet.
Sipas njoftimit zyrtar Komuna e Suharekës këtë vit ka zotuar 20 mijë euro për dekorimin e qytetit.
Në njoftimin për kontratë që ka publikuar Komuna e Suharekës në faqen zyrtare, është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës do të jetë 90 ditë nga data e dhënies.
Në njoftim thuhet se afati i fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve do të jetë deri më 23.11.2023, në ora 14:00.