Dekorimi i qytetit, nxënësit e “Skënder Luarasit “kursejnë buxhetin e Komunës

10.12.2019

Komuna e Suharekës vazhdon të jetë një nga komunat më të suksesshme në Kosovë, duke përkrahur pojekte dhe fusha të ndryshme. Falë përkushtimit të madh të kryetarit, Bali Muharremaj Suhareka ka arritur të bëhet shembull për të tjerët. Jo vetëm në aspektin e rendit dhe sigurisë ku tashmë qyteti ka gjithandej kamerat e vendosura, më […]

Dekorimi i qytetit, nxënësit e “Skënder Luarasit “kursejnë buxhetin e Komunës Foto: Hallka

Komuna e Suharekës vazhdon të jetë një nga komunat më të suksesshme në Kosovë, duke përkrahur pojekte dhe fusha të ndryshme.

Falë përkushtimit të madh të kryetarit, Bali Muharremaj Suhareka ka arritur të bëhet shembull për të tjerët.

Jo vetëm në aspektin e rendit dhe sigurisë ku tashmë qyteti ka gjithandej kamerat e vendosura, më pas ndriçimi publik e parku me lojëra për fëmijë e shah për pleq, por një investim i madh është bërë edhe në fushën e arsimit duke filluar nga infrastruktura e nevojshme, ndërtimi i shkollave dhe laboratoreve e deri tek përkrahja e nxënësve në projekte.

E një gjest që duhet duartrokitur e të jetë mësim për të tjerët, janë edhe nxënësit e shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, të cilët javë më parë i kanë qepur uniformat shkollore, duke kursyer kështu deri në 50% të mjeteve për blerjen e tyre.

E në një projekt tjetër që do të kursejë buxhetin e Komunës së Suharekës për vite të tëra tashmë janë duke punuar nxënësit e kësaj shkolle.

Vitin e kaluar Komuna e Suharekës kishte shpenzuar hiq më pak se 16,870.00 euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. E këtë dekorimi i qytetit dhe parkut të qytetit do të bëhet nga puna e nxënësve të “Skënder Luarasit” të cilët për herë të parë do të sjellin një dekorim krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar ti shohim.