Defekt në gypin kryesor transportues të ujit në Shirokë, ndërpritet furnizimi me ujë

26.05.2020

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A Njësia punuese në Suharekë, njofton konsumatorët se për shkak të një defekti në gypin kryesor një pjesë e konsumatorëve nuk do të kenë furnizim me ujë. Njoftohen konsumatorët në rrugën magjistrale: Pusi Atit – Shirokë se për shkak të një defekti në gypin kryesor transportues të ujit të pijes në anën e […]

Defekt në gypin kryesor transportues të ujit në Shirokë, ndërpritet furnizimi me ujë Foto: 36243181 - cast iron water pipe broken, 400 mm diameter

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A Njësia punuese në Suharekë, njofton konsumatorët se për shkak të një defekti në gypin kryesor një pjesë e konsumatorëve nuk do të kenë furnizim me ujë.

Njoftohen konsumatorët në rrugën magjistrale: Pusi Atit – Shirokë se për shkak të një defekti në gypin kryesor transportues të ujit të pijes në anën e djathtë të rrugës Prizren – Suharekë nuk do të ketë ujë sonte me datë 26.05.2020 dhe nesër deri sa të sanohet defekti.

Njësia punuese në Suharekë, kërkon mirëkuptim nga ana e juaj dhe me rastin e sanimit të defektit , do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.

Ju kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim, thuhet në njoftimin e K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“.