Daut Haradinaj i del në krah Muharremajt: Turp është të tradhëtosh, jo të jesh i tradhëtuar

para 44 dite

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar publikisht duke i dhënë mbështetje të plotë kryetarit aktual të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt, pas aludimeve të fundit per largimin e ish-kryetarit të Suharekës, Blerim Kuqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Daut Haradinaj i del në krah Muharremajt: Turp është të tradhëtosh, jo të jesh i tradhëtuar

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka shprehur solidaritetin e tij me Muharremaj, duke theksuar se tradhtia është veprim i turpshëm, ndërsa të qenurit i tradhëtuar nuk përbën turp.

“Bali, nuk është turp me qenë i tradhëtuar. Turp është ta tradhëtosh dikë. Krenar me ty, kryetari më i mirë në Kosovë!”, ka shkruar Daut Haradinaj në mbështetje të Bali Muharremajt.

Reagimi i Haradinajt vjen pas raportimeve të mediave, përfshirë SuharekaOnline, për negociatat e Blerim Kuqit për të kaluar në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Këto raportime kanë ardhur pas telefonatës së tij të bërë publike në emisionin Debat Plus.

Mbështetja e Daut Haradinajt për Bali Muharremajn tregon qartë ndarjen brenda AAK-së lidhur me veprimet e ish-kryetarit Kuqi dhe rikonfirmon qëndrimin e partisë në krah të kryetarit aktual të Suharekës. Ky zhvillim pritet të ketë ndikim në dinamikën politike lokale në Suharekë dhe në raportet brenda vetë AAK-së.

Etiketat

Ofertat e fundit