Dalin rezultatet përfundimtare të konkursit për një doktor/e dhe një infermier/e në QKMF-Suharekë

Dalin rezultatet përfundimtare të konkursit për një doktor/e dhe një infermier/e në QKMF-Suharekë
Eurolinda Zenelaj

12.03.2021 / Suhareka

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, më datë 25 dhe 27 janar 2021, kishte hapur konkurs pune për një doktor/e dhe një infermier/e në QKMF-Suharekë.

Ndërsa, lidhur me këto konkurse, pas testit me shkrim dhe intervistës drejtoria e shëndetësisë në Suharekë ka njoftuar për rezultatet përfundimtare, raporton SuharekaOnline.

”Bazuar në rezultatet e testit me shkrim të mbajtur me datë: 01.03.2021 dhe intervistës me gojë të mbajtur me datë 03.03.2021 pranohet në pozitën ‘Një Doktor/e të Mjekësisë në QKMF në Suharekë’ Diar Kabashi me gjithsejt 549 pikë dhe Visar Morina në pozitën: ‘Një teknik/e medicinal/e (infermier) në Urgjencën në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar me gjithsejt 453 pikë” thuhet në njoftim.

RAPORTO