Dalin rezultatet e konkursit për dy doktor/e dhe një teknik të Radiologjisë në QKMF-Suharekë

04.02.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë kishte shpallur konkurs pune për dy doktor/e dhe një teknik të radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë. Pas përfundimit të testit me gojë dhe atij me shkrim, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka publikuar rezultatet përfundimtare. Në të cilat bëhet e […]

Dalin rezultatet e konkursit për dy doktor/e dhe një teknik të Radiologjisë në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë kishte shpallur konkurs pune për dy doktor/e dhe një teknik të radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë.

Pas përfundimit të testit me gojë dhe atij me shkrim, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka publikuar rezultatet përfundimtare.

Në të cilat bëhet e ditur se janë pranuar dy doktor, dr. Jetmir Sopa me 369 pikë dhe Sahare Përzhaku me 359 pikë.

Ndërsa për vendin e punës (një teknik të Radiologjisë) në QKMF-Suharekë me 323 pikë pranohet Shefkije Bajraktari.

”Bazuar në rezultatet e intervistës të konkursit të datës 04.12.2020 për vendet e punës dy doktor/e të QMKF-së në Suharekë dhe një teknik të radiologjisë në QKMF në Suharekë, rezultatit me shkrim mbajtur me datën 25.01.2021 dhe atij me gojë të mbajtur më datë 28.01.2021 komisioni shpallë këto rezultate” thuhet në njoftim përcjellë SuharekaOnline.