Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës në fund të muajit prill gjersa po përballej me pandeminë kishte shpallur 4 vende të lira të punës.

Për të plotësuar stafin dhe vende vakante të punës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë ka shpalluar konkurs për 4(katër) vende të lira të punës :
– Specialist/e i/e Mjekësisë Familjare në QKMF
– Farmacist
– Infermier/e
– Shofer

E sot nga kjo drejtori janë publikuar rezultatet e intervistës me shkrim të këtij konkursi.