Dafina S. Berisha sot do të mbushte 37 vjet, vëllau Gramozi i uron ditëlindjen

27.07.2020

Para 21 viteve në Suharekë paramilitarët serb kanë bërë një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë. Në masakrën që u krye mbi anëtarët e kësaj familjeje, Gramoz Berisha bashkë me nënën dhe gruan e axhës arritën të mbijetojnë. Motra e tij, Dafina, sot do të festonte ditëlindjen e 37-të, por ajo u vra nga […]

Dafina S. Berisha sot do të mbushte 37 vjet, vëllau Gramozi i uron ditëlindjen Foto: Ilustrim

Para 21 viteve në Suharekë paramilitarët serb kanë bërë një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë.

Në masakrën që u krye mbi anëtarët e kësaj familjeje, Gramoz Berisha bashkë me nënën dhe gruan e axhës arritën të mbijetojnë.

Motra e tij, Dafina, sot do të festonte ditëlindjen e 37-të, por ajo u vra nga forcat serbe kur ishte vetëm 16 vjeçare.

Gramozi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar motrën e tij me rastin e ditëlindjes së saj dhe ka shprehur mungesën që ndien për të.

Do të jetojmë me zbraztinë e pafundme që krijon mungesa jote.
Do të kalojnë shekuj e mungesa jote nuk do të zbehet.
Sepse përtej kohës ekzistojnë kujtimet, ekziston dashuria e lënë përgjysmë por kurr e harruar.
Urime Ditelindjen Motër .”, ka shkruar Gramozi në Facebook.

Tre të mbijetuarit e familjes Berisha, kanë arritur të shpëtojnë pasi gjatë transportit të viktimave drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamion kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

Komuna e Suharekës është ndër më të prekurat nga lufta e fundit, me më shumë se 100 persona ende të pagjetur nga më shumë se 1600 të pagjetur në mbarë vendin, si dhe me 547 viktima civile.