COVID-19, vdes edhe një paciente nga Suhareka, ishte e hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit

02.08.2020

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një paciente nga COVID-19 në Suharekë. “Sapo u informova nga qendra operative emergjente nga spitali i Prizrenit dhe me shume keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetare nga komuna e Therandës e humb betejen me COVID-19, Q.K (1950) e testuar […]

COVID-19, vdes edhe një paciente nga Suhareka, ishte e hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një paciente nga COVID-19 në Suharekë.

“Sapo u informova nga qendra operative emergjente nga spitali i Prizrenit dhe me shume keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetare nga komuna e Therandës e humb betejen me COVID-19, Q.K (1950) e testuar pozitiv me 30 korrik dhe e hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Numri i viktimave nga ky virus i mshefte arrin në 6 (gjashtë) në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër COVID-19!” ka shkruar Kuqi.

Me rastin e konfirmuar sot numri i viktimave nga COVID-19 në Komunën e Suharekës ka shkuar në 6.