Covid-19, QKMF e Suharekës fton qytetarët të rrisin kujdesin

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot jaë gjithsej 33 raste pozitive me Coronavirus, ku një prej tyre në fshatin Semetisht të Suharekës.
Ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka njoftuar se janë duke e përcjellur me kujdes maksimal situatën epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në Komunën tonë.
Po ashtu QKMF e Suharekës ka ftuar qytetarët që të rrisin kujdesin.
Distanca sociale prej 2 metra të mbahet kudo si: Në Qendra Shëndetësore, në vend të punës, në rrugë e në markete.
KUJDES PO, KUJDES PO!