COVID-19 në Suharekë, 637 raste aktive e mbi 26 mijë qytetarë të vaksinuar

25.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,901 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13 viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 48 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

COVID-19 në Suharekë, 637 raste aktive e mbi 26 mijë qytetarë të vaksinuar Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,901 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 48 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  393, Prizren  212, Gllogoc  111, Pejë  107, Istog  101, Gjilan  96, Mitrovicë  89, Ferizaj  79, Gjakovë  74, Klinë  71, Fushë Kosovë  67, Malishevë  64, Lipjan  61, Podujevë  57, Vushtrri  53, Kaçanik  49, Suharekë  48, Rahovec  41, Viti  39, Kamenicë  35, Deçan  15, Hani i Elezit  15, Dragash  6, Skenderaj  6, Obiliq  6, Shtime  2, Junik  1, Shtërpcë  1, Kllokot  1, Leposaviq  1.

Po ashtu, janë shëruar 433 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 107,999 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  59, Mitrovicë  58, Gjilan  48, Prizren  46, Pejë  32, Ferizaj  27, Viti  25, Klinë  24, Skenderaj  16, Malishevë  15, Kamenicë  13, Kaçanik  12, Istog  9, Fushë Kosovë  9, Gjakovë  7, Podujevë  6, Deçan  6, Lipjan  5, Gllogoc  5, Rahovec  3, Hani i Elezit  3, Vushtrri  2, Dragash  1, Shtime  1, Suharekë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 21.922, prej tyre 637 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 132,277 raste dhe 2,356 raste të vdekjes.

Ndryshe sa i përket vaksinimit kundër këtij virusi në Suharekë, deri tani janë vaksinuar 26 mijë e 486 qytetarë, ku vlenë të ceket se Suhareka është në top 10-shen e komunave për numrin e të vaksinuarve.