COVID-19 në Suharekë, për një javë vetëm 3 raste pozitive dhe një i vdekur

24.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, në […]

COVID-19 në Suharekë, për një javë vetëm 3 raste pozitive dhe një i vdekur Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, në të cilat figuron se përgjatë javës që lamë pas në këtë komunë janë identifikuar vetëm 3 raste pozitive me COVID-19 dhe një viktimë i moshës 76 vjeçare.

Ndër të tjera, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur edhe vendbanimet e të infektuarve me këtë virus, ku përfshihen edhe ato të Komunës së Suharekës.

Sipas asaj që ka publikuar IKSHPK-ja, rezulton se javën që lamë pas nga data 17 maj deri më deri më 23 maj, në qytetin e Suharekës janë identifikuar dy të infektuar me COVID-19, ndërsa një në fshatin Gelancë.

DataVendbanimetNr. i rasteve pozitiveViktima
17 Maj/00
18 MajGelancë10
19 Maj/01
20 MajSuharekë10
21 MajSuharekë10
22 Maj/00
23 Maj/00