COVID-19 në Suharekë, mbi 200 raste aktive dhe 71 viktima

24.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e kaluar të këtij viti. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohet për qindra të infektuar me COVID-19 dhe dhjetra viktima […]

COVID-19 në Suharekë, mbi 200 raste aktive dhe 71 viktima Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e kaluar të këtij viti.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku çdo ditë po raportohet për qindra të infektuar me COVID-19 dhe dhjetra viktima nga ky virus.

Edhe në Komunën e Suharekës, gjendja me pandeminë COVID-19 duket se nuk është mjaftueshëm e qetë, pasi që çdo ditë raportohet për raste të reja pozitive me këtë virus.

Aktualisht Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së infeksionit me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se që nga 20 marsi i vitit të kaluar ku edhe është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 në Komunën e Suharekës, deri më 22 mars të këtij viti janë regjistruar 1,343 raste pozitive, prej të cilave 1,071 janë shëruar, fatkeqësisht 71 të tjerë e kanë humbur betejën nga ky virus dhe 201 raste vazhdojnë të mbesin aktive.

Pasqyra Epidemiologjike e rasteve aktive me COVID-19, në Republikën e Kosovës nga data 13 mars 2020 – 22 mars 2021

Rikujtojmë se në dy ditët e para të kësaj jave në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja pozitive me COVID-19.

Vendbanimet e 9 të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës për këto dy ditë janë: Gjinoc (1), Mushtisht (1), Sallagrazhdë (2), Bukosh (1), Sallagrazhdë (1) dhe Suharekë (3).