COVID-19 në Suharekë, gjatë muajit prill u regjistruan 153 raste pozitive dhe 9 viktima

04.05.2021

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, ku edhe gjatë muajit prill është konfirmuar numër mjaft i madh i rasteve pozitive me këtë virus. Data 01 prill shënoi ditën ku në Kosovë u regjistrua numër më i madh i rasteve pozitive me COVID-19, poashtu edhe në Komunën e Suharekës ku po në këtë ditë […]

COVID-19 në Suharekë, gjatë muajit prill u regjistruan 153 raste pozitive dhe 9 viktima Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, ku edhe gjatë muajit prill është konfirmuar numër mjaft i madh i rasteve pozitive me këtë virus.

Data 01 prill shënoi ditën ku në Kosovë u regjistrua numër më i madh i rasteve pozitive me COVID-19, poashtu edhe në Komunën e Suharekës ku po në këtë ditë u konfirmuan 12 raste pozitive dhe u regjistruar një viktimë e moshës 70 vjeç.

Nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda një muaji në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 153 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 9 viktima të moshave të ndryshme, më i riu 53 vjeçar.

Situata e rënduar me pandeminë COVID-19, detyroi Qeverinë e Kosovës që të ndërmerr masa të reja për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, të cilat vlejnë për të gjithë territorin e Kosovës, ku ndër to ishte edhe mbyllja totale e gastronomisë, duke lejuar vetëm shërbimin merre me vete dhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve pas orës 22:00, pa i përfshirë rastet urgjente.

Ndërsa, Më 18 prill, sektori i gastronomisë, qendrat tregtare iu rikthyen punës, ndërsa ora policore vazhdon të jetë edhe tani, ku pas orës 22:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve, përveç rasteve urgjente.

Në muajin që lamë pas shteti i Kosovës pranoi vetëm 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID, me të cilën u vaksinuan personeli shëndetësor dhe një pjesë e grupmoshave 75- mbi 85, dhe të moshuarit me sëmundje kronike.

Komuna e Suharekës me dozat e vaksinës anti-COVID që kishte pranuar, kishte arritur që të vaksinonte mbi 500 qytetarë të saj që i takojnë kategorive të lart-cekura.

Në tabelën e mëposhtme SuharekaOnline ju sjellë në mënyrë të detajuar statistikat e COVID-19 përgjat muajit që lamë pas.

DataNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
01 prill121 (70 vjeç)
02 prill9
03 prill81 (72 vjeç)
04 prill10
05 prill5
06 prill11 (65 vjeç)
07 prill71 (53 vjeç)
08 prill71 (63 vjeç)
09 prill5
10 prill5
11 prill2
12 prill0
13 prill9
14 prill101 (68 vjeç)
15 prill4
16 prill51 (79 vjeç)
17 prill12
18 prill0
19 prill11 (83 vjeç)
20 prill11
21 prill2
22 prill8
23 prill0
24 prill5
25 prill0
26 prill01 (72 vjeç)
27 prill1
28 prill2
29 prill4
30 prill8