COVID-19 në Suharekë: 91 raste aktive, 223 të shëruar dhe 19 viktima

06.11.2020

Në ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje të theksuar të rastve pozitive me COVID-19, ku vetëm sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë identifikuar 728 raste të reja. IKSHPK-ja ka njoftuar se sot në Komunën e Suharekës janë identifikuar 18 raste pozitive me COVID-19 me vendbanimet; Bllacë, Dobërdelan, Gjinoc, Mushtisht, Peqan, Reshtan, Suharekë, […]

COVID-19 në Suharekë: 91 raste aktive, 223 të shëruar dhe 19 viktima Foto: Ilustrim

Në ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje të theksuar të rastve pozitive me COVID-19, ku vetëm sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë identifikuar 728 raste të reja.

IKSHPK-ja ka njoftuar se sot në Komunën e Suharekës janë identifikuar 18 raste pozitive me COVID-19 me vendbanimet; Bllacë, Dobërdelan, Gjinoc, Mushtisht, Peqan, Reshtan, Suharekë, Tërnje, Vraniq.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka thënë për SuharekaOnline se që nga 20 marsi ku në Komunën e Suharekës është paraqitur rasti i parë me COVID-19 deri më tani gjithsejë janë regjistruar 333 raste pozitive.

Gjithashtu, Kuqi njoftoi se 223 qytetar të komunës tonë janë shëruar nga virusi Korona por fatkeqësisht 19 kanë vdekur.

Në Komunën e Suharekës aktualisht janë 91 raste aktive me Coronavirus./SuharekaOnline/