COVID-19 në Suharekë: 69 raste aktive, 217 të shëruar dhe 19 viktima

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë sot janë raportuar edhe 334 raste të reja me COVID-19.

Në Komunën e Suharekës sot nga IKSHPK-ja janë identifikuar 8 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin total të rasteve aktive në 69.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirqeniës Sociale në Suharekë, Besa Kuqi duke njoftuar se që nga shfaqja e rasteve të para në Kosovë deri më tani në Komunën e Suharekës janë infektuar 305 persona ku prej tyre 217 janë shëruar, fatkeqësisht 19 kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin 69 raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Ditëve te fundit sipas raportit zyrtar te IKSHPK-se, kemi rritje të rasteve me virusin Sars-Cov2, në Komunën e Therandēs dhe në gjithë Kosovën. Sot jenë konfirmuar 8 raste te reja me kete virus.

Përballë kësaj situate duhet të kemi edhe më tutje kujdes, duke i respektuar masat dhe rekomandimet nga institucionet shëndetësore, e vetjma armë e fortë ne luftimin e kēsaj pandeime #COVID19#mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjienen

Bilanci total: 305 raste, 217 të shëruar, 19 të vdekur, 69 raste aktive.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.