COVID-19 në Suharekë, 204 raste aktive dhe 49 viktima

14.01.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Nënkryetarja […]

COVID-19 në Suharekë, 204 raste aktive dhe 49 viktima Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës në këtë takim ndër tjerash ka njoftuar edhe për situatën epidemiologjike në komunën tonë.

Suka ka bërë të ditur se që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe u regjistruan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 809 raste pozitive, prej të cilave fatkeqësisht 49 e kanë humbur betejën me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, nënkryetarja e Komunës së Suharek ka bërë të ditur se në komunën tonë nga COVID-19 janë shëruar 556 qytetar, ndërsa aktualisht 204 raste mbesin aktive.

Rikujtojmë se gjatë ditës së mërkurë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Komunën e Suharek janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19.