COVID-19 në Suharekë, 199 raste aktive dhe 47 viktima

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Nga muaji mars ku në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me COVID-19 deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 800 raste pozitive me COVID-19.

Nga 800 rastet pozitive në Komunën e Suharekës deri më tani janë shëruar 554 persona, por fatkeqësisht 47 të tjerë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Në Komunën e Suharekës aktualisht janë 199 raste aktive me COVID-19, vetëm gjatë ditës së marte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Suharekë janë identifikuar 14 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar një viktimë të moshës 75 vjeç.

Ndryshe, në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së infeksionit së Koronavirusit Komuna e Suharekës vazhdon ende të jetë pjesë e zonës së gjelbër.

RAPORTO