COVID-19 në Suharekë, 164 raste aktive dhe 40 viktima
Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjatë këtij takimi ndër tjera u njoftua edhe për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Suharekës, transmeton SuharekaOnline. Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka […]
Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.
Gjatë këtij takimi ndër tjera u njoftua edhe për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Suharekës, transmeton SuharekaOnline.
Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka në këtë takim ka veçuar përfundimin e aktiviteteve “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, gjithashtu ajo ka bërë të ditur se ka vizituar Strehimoren në Prizren, Policinë dhe QKMF.
Ndër tjera Suka ka njoftuar edhe për situatën epidemiologjike në Komunën e Suharekës ku ka bërë të ditur se që nga regjistrimi i rasteve të para në Suharekë deri më tani janë regjistruar 637 raste pozitive prej të cilave 433 janë shëruar, fatkeqësisht 40 kanë humbur betejën me virusin korona dhe raste aktive vazhdojnë të mbesin 164 pacientë.