Në seancën e dymbëdhjetë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë të mbajtur sot, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar për numrin e rasteve pozitive dhe atyre aktive me COVID-19.
Kuqi në fjalën e saj ndër tjera ka thënë se që nga 20 marsi ku në Komunën e Suharekës është shfaqur rasti i parë deri më sot janë regjistruar 707 raste pozitive me COVID-19.
Gjithashtu, ajo ka njoftuar se në Komunën e Suharekës deri më tani janë shëruar 507 pacientë janë shëruar dhe 44 e kanë humbur betejën me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Në Komunën e Suharekës aktualisht janë 156 raste aktive me COVID-19.
Kujtojmë se vetëm dje nga IKSHPK-ja është bërë e ditur se në komunën tonë janë regjistruar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë.