COVID-19 në Suharekë, 117 raste aktive dhe 32 viktima

26.11.2020

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka, e cila ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjatë këtij takimi u njoftua edhe për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Suharekës. Nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar […]

COVID-19 në Suharekë, 117 raste aktive dhe 32 viktima Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka, e cila ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjatë këtij takimi u njoftua edhe për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Suharekës.

Nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar se që nga marsi deri më tani janë regjistruar 512 raste pozitive me virusin Korona prej të cilave 336 janë shëruar dhe fatkeqësisht 32 të tjerë kanë vdekur, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, në Komunën e Suharekës dje janë identifikuar 17 raste të reja me COVID-19 duke e arritur numrin total të rasteve aktive në 117.