COVID-19, Komuna e Suharekës hap procedurat tenderuese për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit

03.11.2020

Numri i rasteve të shumta me COVID-19 të identifikuara javën e fundit ka detyruar institucionet shtetërore që të ndërmarrin një sërë masash që ka ndalimi i tubimeve e deri tek mbyllja e disa lokaleve. Se masat nuk po respektohen nga ana e qyetarëve e dëshmojnë edhe raportet 24 orëshe të policisë së Kosovës ku vazhdimisht […]

COVID-19, Komuna e Suharekës hap procedurat tenderuese për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të shumta me COVID-19 të identifikuara javën e fundit ka detyruar institucionet shtetërore që të ndërmarrin një sërë masash që ka ndalimi i tubimeve e deri tek mbyllja e disa lokaleve.

Se masat nuk po respektohen nga ana e qyetarëve e dëshmojnë edhe raportet 24 orëshe të policisë së Kosovës ku vazhdimisht po shqiptohen gjoba.

Duke marr parasysh vendet e rajonit ku shumica prej tyre janë duke shkuar drejt mbylljes totale, një situatë hiç më e këndëshme e pret edhe vendin tonë.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar Komunën e Suharekës që në këtë gjendje të hap procedurat tenderuese për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Në bazë të buxhetit për vitin 2020 Komuna e Suharekës ka parashikuar që vlera investive për dekorimin e qytetit për këtë fundvit të jetë 5000 €.