Çfarë ndodhi në Suharekë? – Ngjarjet nga dy javët e kaluara

17.11.2022

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Në takimin e koordinimit lokal për siguri, kryesuesja e takimit Mihrije Suka ndër tjerash ka njoftuar për takimet dhe aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës. Suka ka përmendur Marrveshjen e mirëkuptimit për përkrahje financiare Strehimorës në […]

Çfarë ndodhi në Suharekë? – Ngjarjet nga dy javët e kaluara Foto: Ilustrim

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Në takimin e koordinimit lokal për siguri, kryesuesja e takimit Mihrije Suka ndër tjerash ka njoftuar për takimet dhe aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës.

Suka ka përmendur Marrveshjen e mirëkuptimit për përkrahje financiare Strehimorës në Prizren, pastaj për blerjen e një aparati të Rentgenit në QKMF, si dhe për inspektimin e punimeve në teren që i ka bërë kryetari me stafin e tij 10 fshatrave të Komunës.

Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 6 aksidente në trafik, 1 ndërhyrje në sistemet kompjuterike, 2 raste sulm, 2 dhunë në familje, 2 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 1 incident zjarri, 3 raste të vjedhjeve , 1 rast pjesmarrje në huliganizëm, 1 vetëgjyqësi dhe 1 fotografim dhe inqizim i paautorizuar.

Poashtu, Sylaj bëri të ditur se gjatë 2 jave janë shqiptuar 506 tiketa, 33 urdhëresa të realizuara dhe 31 vizita në shkolla.

Në takim një ditë pasi ka filluar sezona dimërore (15.11.2022) komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, paralajmëron qytetarët për përgaditjet dimërore (paisjet e nevojshme) ti kenë me vete, sa i përket sigurisë në rrugë.