Certifikimi i rezultateve, LVV merr mbi 41% në Komunën e Suharekës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mëngjesin e së shtunës ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

KQZ-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 11.843 vota apo 41,143% duke lënë pas Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 5.366 vota apo 18.642%, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës në Komunën e Suharekës është renditur e treta me 5.249 vota apo 18.235%, Partia Demokratike e Kosovës me 4.787 vota apo 16.630% është renditur partia e katërt.

RAPORTO