Drejtoria e Arsimit e Komunës së Suharekës, i ka bërë kërkesë për përkrahje në kuadër të projektit “Shpresë”, Caritas-it Zviceran, për t’i trajnuar 5 edukatore dhe për të pajisur 5 klasa për fëmijët parashkollorë me paisje elementare që i duhen një klase parafillore.
Përgjigja e Caritas-it, është kthyer pozitive duke e ngritur sipas mundësive numrin e edukatoreve në 25 për t’u trajnuar.
Përfaqësues nga Cartitas-I, kanë thënë se gjatë muajit nëntor-dhjetor 2019 do të planifikojmë edhe takimet me Drejtorët e DKA-ve dhe zyrtarët e caktuar për projektin tonë për të diskutuar rreth marrëveshjes dhe detajeve të tjera të bashkëpunimit.
Theksojmë se DKA Suharekë, është e angazhuar që të përfitojë sa më shumë projekte dhe përkrahje nga OJQ-të e huaja dhe vendore, në të mire të nxënësve.