Çadrakë, policia konfiskon armë dhe fishekë

30.08.2021

Janë konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie në fshatin Çadrakë të Suharekës nga Policia e Kosovës E tëra kjo ka ndodhur pasi që i dyshuari kishte qëlluar për vdekje një qen. Sipas raportit të Policisë, viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë shëtitjes, qeni i tij është përleshur me qenin e të dyshuarit mashkull […]

Çadrakë, policia konfiskon armë dhe fishekë Foto: Ilustrim

Janë konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie në fshatin Çadrakë të Suharekës nga Policia e Kosovës

E tëra kjo ka ndodhur pasi që i dyshuari kishte qëlluar për vdekje një qen.

Sipas raportit të Policisë, viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë shëtitjes, qeni i tij është përleshur me qenin e të dyshuarit mashkull kosovar, më pas i dyshuari me armë zjarri ka qëlluar për vdekje qenin e viktimës.

Po ashtu, sipas viktimës, i dyshuari kishte shtënë disa herë edhe në ajër me armë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 28 Gusht rreth orës 18:00.

Policia e Kosovës ka kryer edhe një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.