Buxheti 2021 i Qeverisë Hoti, Suhareka renditet e 7-ta për nga investimet për kokë banori

26.12.2020

Më 30 tetor 2020 Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Sipas Projektbuxhetit për vitin 2021, ministritë do të menaxhojnë rreth 1.54 miliardë euro, prej të cilave 452 milionë apo 29% ndahen për investime kapitale. Nga 93.4 milionë euro investime kapitale të nivelit qendror në komuna, 34% e tyre do t’i […]

Buxheti 2021 i Qeverisë Hoti, Suhareka renditet e 7-ta për nga investimet për kokë banori Foto: Ilustrim

Më 30 tetor 2020 Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Sipas Projektbuxhetit për vitin 2021, ministritë do të menaxhojnë rreth 1.54 miliardë euro, prej të cilave 452 milionë apo 29% ndahen për investime kapitale.

Nga 93.4 milionë euro investime kapitale të nivelit qendror në komuna, 34% e tyre do t’i përkasin komunave që menaxhohen nga AAK, ku bënë pjesë edhe Suhareka.

Ndër projektet e reja në të cilat do të investohet në Komunën e Suharekës, është ndërtimi i rezervuarit të ujit tek ‘Pusi i Atit’ në Suharekë, për të cilin është parashikuar investim prej 650 mijë euro.

Sipas projektbuxhetit të vitit 2021, Komuna e Suharekës renditet e 7-ta për nga investimet e ministrive në komuna për kokë banori.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se të hënën e 28 dhjetorit do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2021.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën në orën 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.