Burri nga Suhareka sulmoi fizikisht gruan e tij, me urdhër të prokurorit ndalohet i dyshuari

19.05.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 23 persona të dyshuar, janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 personave të dyshuar, është paraqitur një kërkesë për […]

Burri nga Suhareka sulmoi fizikisht gruan e tij, me urdhër të prokurorit ndalohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 23 persona të dyshuar, janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 personave të dyshuar, është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe, është paraqitur një kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.