Budakovë: Përleshje fizike dhe gjuajtje me armë zjarri, tre persona marrin lëndime

29.11.2020

Tre viktimat M/K/Sh në rrethana ende të panjohura janë sulmuar fizikisht nga disa persona, ku nga ky sulm tre viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Sipas viktimave njeri prej të dyshuarve të panjohur ka shkrepur me armë zjarri në ajër. I kontaktuar nga SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë sē Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri […]

Budakovë: Përleshje fizike dhe gjuajtje me armë zjarri, tre persona marrin lëndime Foto: Ilustrim

Tre viktimat M/K/Sh në rrethana ende të panjohura janë sulmuar fizikisht nga disa persona, ku nga ky sulm tre viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Sipas viktimave njeri prej të dyshuarve të panjohur ka shkrepur me armë zjarri në ajër.

I kontaktuar nga SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë sē Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se viktimat kanë mundur ta identifikojnë vetëm një të dyshuar, ndërsa të dyshuarit tjerë janë të panjohur për ta.

Viktimat kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF – Suharekë, pastaj janë liruar për kurim shtëpiak. Në konsultim me Prokurorin dhe me vendim të tij është iniciuar rasti –Lëndim trupor dhe Kanosje me armë zjarri. Rasti mbetet për tu hetuar.

Ndër tjera Osmanollaj ka thēnē se me datë 28.11.2020 sektori i hetimeve rreth orës 10:00 ka dalur në vendngjarje te vendi i quajtur, Livadhet e Budakoves, ku është raportuar rasti për Kanosje me armë zjarri, në vendngjarje policia ka gjetur një gezhojë të cal. 9 mm dhe një fishek të cal.9 mm.

Sektori i hetimeve pas një pune operative hetimore ka arritur ti identifikojë dhe arrestojë personat e dyshuar, te dyshimtit i është konfiskuar një pistoletë prodhim Slloven Reks Delta, dy karikator tetë (8) fishek te cal. 9 mm. Të dyshuarit janë intervistuar nga policia, pas intervistimit eshte kontaktuar prokurori për krime të renda me urdhër të të cilit një i dyshuari ndalohet për 48 orë ndersa të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.