Breshëri shkakton dëme të mëdha bujqësore në fshatin Nepërbisht

Reshje të jashtëzakonshme të breshërit dhe shiut kanë goditur dje në orët e pasdites fshatin Nepërbisht të Komunës së Suharekës.

Si pasoj e kësaj, breshri ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Nepërbisht. Por ata që kanë pësuar më së shumti janë bujqit pasi kulturat e tyre janë dëmtuar në masë të madhe.

Për këtë ka dalur menjëherë në teren edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për ta shikuar gjendjen për së afërmi.

Sipas Kryetarit dëmet që i’u shkaktuan bujqëve në Nepërbisht nga breshëri do t’u dalim në ndihmë.

“Në Nepërbisht dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënjes së breshërit”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Po ashtu Kryetari Muharremaj më tutje shkroi se: “Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.