Brenda 2 jave në Suharekë: 1 vdekje e dyshimtë, 6 vjedhje, 3 kanosje, 9 aksidente trafiku…

17.09.2020

Në takimin e mbajtur të rregullt të Sigurisë Lokale si çdo të enjte nga Zv.Kryetarja e Suharekës, Mihreije Suka së bashku me Policinë e Kosovës, OSBE dhe KFOR-LMT raportohen këto ngjarje brenda dy jave në Komunën tonë. Në këtë takim sot është diskutuar rreth aktiviteteve kryesore që kanë ndodhur gjatë këtre dy javëve që po […]

Brenda 2 jave në Suharekë: 1 vdekje e dyshimtë, 6 vjedhje, 3 kanosje, 9 aksidente trafiku… Foto: Ilustrim

Në takimin e mbajtur të rregullt të Sigurisë Lokale si çdo të enjte nga Zv.Kryetarja e Suharekës, Mihreije Suka së bashku me Policinë e Kosovës, OSBE dhe KFOR-LMT raportohen këto ngjarje brenda dy jave në Komunën tonë.

Në këtë takim sot është diskutuar rreth aktiviteteve kryesore që kanë ndodhur gjatë këtre dy javëve që po i lëm pas.

Suka për këto dy javë ka njoftuar se në Komunën e Suharekës ka filluar viti i ri shkollor, që në të gjitha shkollat ka filluar procesi mësimor gjithmonë duke i respektuar masat kundër COVID-19.

Gjithashtu është biseduar për Grantin nga MPL me shumën 392,327,78 € për performancë të mirë.

Në takim u bisedua edhe për përurimi i dy shkollave të reja në fshatin Leshan dhe Doberdelan si dhe gurthemeli i Çerdhes për fëmijë në qytetin e Suharekës.

Ndërsa nga Policia e Kosovës ka raportuar se situata ka qenë e qetë por theksuan disa raste: 9 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 4 lëndime trupore, 2 raste dhune në familje, 3 kanosje, 1 sulm fizik, 2 dëmtime prone, 1 vdekje e dyshimtë, 1 rast pengim i detyrës zyrtare, 1 sulm kibernetik, 1 mjet i pa shpërthyer, 1 mos zbatim i urdhërit të gjykatës, 1 grabitje, 287 tiketa për mos zbatim të masave kundër COVID-19 dhe 206 tiketa për mos zbatim të rregullave në komunikacion.


Nga OSBE, u deklarua se janë duke punuar për t’a organizuar një takim me zyrtarët për Informim të komunave të rajonit të Prizrenit dhe me projkte tjera.


Dhe në fund nga KFOR-LMT, u tha se janë duke punuar me angazhimet e tyre të përditshme dhe se në muajin Tetor, presin që komandanti i tyre nga Prishtina të takohet me kryetarin Muharremaj.