Brenda vitit 2020 bëhet inagurimi i “Shtëpisë së të Moshuarëve” në Gjinoc

Ashtu edhe si te qytetarët e bizneset që është vërejtur rënie e të hyrave edhe në Komunën e Suharekës ka një rënie të madhe të të hyrave vetanake.

Por këso rënie nuk është shënuar në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, edhe pse një frikë e tillë ishte pritur nga Halil Kastrati.

Në një prononcim për SuharekaOnline, Halil Kastrati, ka thënë se me fillimin e pandemisë kemi pritur që do të ketë rënie të të hyrave, mirëpo falë donatorëve nga mërgimtarët të hyrat vetëm sa janë rritur.

Kësisoj shoqata “Jetimat e Ballkanit” edhe gjatë pandemisë nuk është ndaluar dhe veçmas projekteve të parapara ka dhuruar pako ushqimore në çdo cep të Kosovës.

Halil Kastrati, thotë se përkundër gjendjes së rëndë nga pandemia me Covid-19, është rritur numri i donacioneve nga mërgata për bashkëvendasit e tyre, ndërsa shton se kërkesat për ndihmë nga familjet në nevojë janë shtuar gjatë kësaj kohe.SHB ” Jetimat e Ballkanit” vazhdon të jetë aktive edhe përgjatë këtij viti, me aktivitete të ndryshme humanitare duke ndihmuar shumë familje jo vetëm në Kosovë.

Drejtuesi i saj, Halil Kastrati, thotë se në fillim të paraqitjes së pandemisë Covid-19 kemi qenë skeptik se si do të veprojmë në rast të zvogëlimit të donacioneve, por fatmirëisht, ato janë rritur duke iu falënderuar mërgatës dhe nuk jemi ndalur për asnjë moment për të ndihmuar familjet skamnore dhe ato në nevojë gjatë kësaj kohe, biles ia kemi dalur që të arrijmë marrëveshje edhe me komunën e Suharekës, Drenasit dhe Skënderajt që të fillojmë ndërtimin e shtëpive për skamnorët.

LEXO EDHE:  1 rast me COVID-19 në Suharekë, 214 në tërë Kosovën

Ai thotë se gjatë kohës së pandemisë, kërkesat e familjeve skamnore dhe atyre në nevojë janë rritur dukshëm, ndërsa ne i kemi ndihmuar ato me pako ushqimore fal donacioneve nga bizneset vendore, dhe gëzon fakti se ne kemi kapacitete për të qenë afër çdo nevojtari, shprehet ai.

Kastrati gjithashtu ka bërë të ditur se “Shtëpia e të Moshuarëve” në Gjinoc është në fazën përfundimtare dhe do të inagurohet këtë vit.

Vetëm në Suharekë shoqata “Jetimat e Ballkanit” këtë vit do të ndërtojë 30 shtëpi të reja për familjet me kushte të rënda ekonomike, sipas një marrëveshje me Komunën e Suharekës dhe donatorët në vlerë prej 600 mijë euro.