Brenda një jave në Suharekë, 72 raste pozitive me COVID-19 dhe 2 viktima

13.03.2021

Në javën e dytë të muajit mars, të këtij viti, numri i të infektuarve me COVID-19 ka shënuar një rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara. Numër i madh i të infektuarve me COVID-19 gjatë kësaj jave është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës, raporton SuharekaOnline. Në bazë të raportimeve ditore të […]

Brenda një jave në Suharekë, 72 raste pozitive me COVID-19 dhe 2 viktima Foto: Ilustrim

Në javën e dytë të muajit mars, të këtij viti, numri i të infektuarve me COVID-19 ka shënuar një rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara.

Numër i madh i të infektuarve me COVID-19 gjatë kësaj jave është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të raportimeve ditore të Institutit Publik të Kosovës është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës brenda një jave janë regjistruar 72 raste pozitive me COVID-19 dhe 2 viktima nga ky virus, një i moshës 43 vjeç dhe një 70 vjeç.

Më datë 07 mars, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 17 raste pozitive me COVID-19, numër ky rekord brenda një jave, ndërsa më 10 mars janë identifikuar vetëm 3 të infektuar.

Më poshtë është paraqitur tabela me numrin e rasteve pozitive me COVID-19 dhe numrin e viktimave nga ky virus në Komunën e Suharekës.

DataNumri i rasteve pozitiveNumri i viktimave
06 mars, 202190
07 mars, 2021170
08 mars, 2021101 (70 vjeç)
09 mars, 202181 (43 vjeç)
10 mars, 202130
11 mars, 2021120
12 mars, 202140
13 mars, 202190
Të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë