Brenda një jave në Suharekë, 68 raste pozitive me COVID-19 dhe 5 viktima

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë në shifra të larta edhe pse Qeveria ka marrë masa për parandalimin e përhapjës së virusit Korona.

Java e parë e dhjetorit në Komunën e Suharekës ka qenë më e lehtë duke e krahasuar me javën e fundit të nëntorit ku ishin regjistruar 96 raste dhe 8 viktima.

Këtë javë në Suharekë janë identifikuar 68 raste të reja me Coronavirus dhe janë regjistruar 5 viktima, shkruan SuharekaOnline.

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë data 04 dhjetor, 2020 në Komunën e Suharekës ka regjistruar rekord të rasteve me COVID-19, ku janë regjistruar 15 raste.

Kujtojmë se Komuna e Suharekës sipas masave të reja bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm. Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Më poshtë statistikat mund t’i shihni përmes një tabele.

DataRastet pozitiveViktima
29 nëntor, 2020192 (76, 70 vjeç)
30 nëntor, 202060
01 dhjetor, 202070
02 dhjetor, 2020121 (81 vjeç)
03 dhjetor, 202021 (78 vjeç)
04 dhjetor, 2020151 (77 vjeç)
05 dhjetor, 202070
Gjithsej685
RAPORTO