Brenda një jave në Suharekë, 56 raste pozitive me COVID-19 dhe 4 viktima

14.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë në shifra të larta edhe pse Qeveria ka marrë masa për parandalimin e përhapjës së Coronavirusit. Java e dytë e dhjetorit në Komunën e Suharekës ka qenë më e lehtë duke e krahasuar me javën e parë të këtij muaji ku ishin regjistruar […]

Brenda një jave në Suharekë, 56 raste pozitive me COVID-19 dhe 4 viktima Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë në shifra të larta edhe pse Qeveria ka marrë masa për parandalimin e përhapjës së Coronavirusit.

Java e dytë e dhjetorit në Komunën e Suharekës ka qenë më e lehtë duke e krahasuar me javën e parë të këtij muaji ku ishin regjistruar 68 raste dhe 5 viktima.

Këtë javë në Suharekë janë identifikuar 56 raste të reja me Coronavirus dhe janë regjistruar 4 viktima, shkruan SuharekaOnline.

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë data 10 dhjetor, 2020 në Komunën e Suharekës ka regjistruar rekord të rasteve me COVID-19, ku janë regjistruar 12 raste.

Ndërsa me datë 12 dhjetor, 2020 në Komunën e Suharekës ishin regjistruar vetëm dy raste të reja me COVID-19.

Kujtojmë se Komuna e Suharekës sipas masave të reja bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm. Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Më poshtë statistikat mund t’i shihni përmes një tabele.

DataRastet pozitiveViktima
06 dhjetor, 2020 5 1 (73 vjeç)
07 dhjetor, 2020 5 1 ( 68 vjeç)
08 dhjetor, 2020 10 0
09 dhjetor, 2020 6 1 (75 vjeç)
10 dhjetor, 2020 12 0
11 dhjetor, 2020 5 1 (81 vjeç)
12 dhjetor, 2020 2 0
13 dhjetor, 2020 11 0
Gjithsej 56 4