Brenda një jave, 73 raste pozitive me Covid-19 në Komunën e Suharekës

20.11.2020

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur dukshëm. SuharekaOnline ka përcjellur për një javë statistikat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë ku bëhet e ditur se brenda kësaj jave në Kosovë janë kryer 12,054 testime. Brenda një jave nga 12,054 testime 5,134 persona kanë rezultuar pozitiv me […]

Brenda një jave, 73 raste pozitive me Covid-19 në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur dukshëm.

SuharekaOnline ka përcjellur për një javë statistikat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë ku bëhet e ditur se brenda kësaj jave në Kosovë janë kryer 12,054 testime.

Brenda një jave nga 12,054 testime 5,134 persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës për shtatë ditë janë identifikuar 73 raste të reja me virusin Korona.

Më 13 nëntor numri i të infektuarve në Kosovë ishte numër rekord deri më tani, ku janë regjistruar 963 raste me Covid-19.

Rekord brenda këtyre 7 ditëve për Komunën e Suharekës ka qenë 17 nëntori, ku janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe, Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm. Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.