Brenda dy jave në Suharekë u raportuan 2 raste gjuajtje me armë, 8 vjedhje…

16.10.2020

Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e ka hapur takimin duke njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë […]

Brenda dy jave në Suharekë u raportuan 2 raste gjuajtje me armë, 8 vjedhje… Foto: Ilustrim

Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e ka hapur takimin duke njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës.

Ajo, ka veçuar finalizimin e Planit Zhvillimor Komunal nga Drejtoria e Urbanizmit, fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, takimin e KKSB-së, si dhe punët në terren me projekte të ndryshme infrastrukturore, përcjellë SuharekaOnline.

Nga Policia e Kosovës, është raportuar se situata ka qenë e qetë, por me disa raste: 6 aksidente trafiku, 1 dhunë familjare, 1 kanosje, 1 mos-respektim i urdhërit të gjykatës, 3 lëndime trupore, 1 mjet i pa-shpërthyer, 1 mashtrim, 2 raste gjuajtje me armë zjarri, 2 raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 1 hyrje në sistem kompjuterik, 8 vjedhje, 369 tiketa trafiku, 360 tiketa për mos respektim të masave anti-COVID, 7 armë të konfiskuara dhe 6 arrestime si dhe 3 plane operative nga policia.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se kanë mbajtur trajnime për zyrtarët nga Komuna e Suharekës për rritjen e kapaciteteve komunikuese virtuale si dhe punëtorinë me disa kryetarë të komunave për qasje në dokumente publike.

Nga KFOR-LMT, kanë deklaruar se janë duke punuar me angazhimet e tyre të përditshme./SuharekaOnline/