Brenda dy jave në Suharekë u raportuan 10 aksidente trafiku, 7 vjedhje…

Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Nënkryetarja Suka, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet kryesore, që kanë ndodhur gjatë dy javëve: miratimi i buxhetit për vitin 2021 nga Asamblea, takimi me zv.ministren Shkodra, takimi i kryetarit Muharremaj me përfaqësuesit e KEDS, takimi me përfaqësuesit e bizneseve të Zonës Industriale në Shirokë si dhe për projektet që janë duke u realizuar nga Komnuna në shumë fshatra, si kanalizime, rrugë, ndriçim etj.

Nga Policia e Kosovës u raportua se situata ka qenë e qetë por me disa raste: 10 aksidente trafiku, 7 vjedhje, 2 raste dhune familjare, 1 lajmërim i rrejshëm, 1 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 2 sulme, 1 incident zjarri, 1 kanosje ndaj personit zyrtar, 1 monedhë e falcifikuar, 1 posedim i pa-autorizuar i narkotikëve, 1 inçizimi i pa-autorizuar, 4 lëndime trupore, 1 rast mashtrimi, 1 dëmtim prone, 584 tiketa trafiku, 307 tiketa anti-COVID dhe dy plane operative.

OSBE- kanë njoftuar se janë duke përgatitur projekte të ndryshme si psh: për trajnimin e zyrtarërëve nga Komuna për programe kopjuterike etj…

Ndërsa nga LMT-KFOR, u tha se janë duke punuar me angazhimet e tyre me punë të zakonshme.Vlenë të theksohet se në fund të takimit, nënkryetarja znj.Suka, ka ndarë mirënjohje falënderimi për dy majorët, nga KFOR=LMT dhe Policia e Kosovës, për major z.Peter Reibenbauer si dhe major z.Milazim Lumi, ish-komandant në Stacionin Policor në Suharekë, për të dy për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë lidhur me takimin e sigurisë lokale në Suharekë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.