Brenda dy jave në Suharekë, një vetvrasje, një rast i dhunës në familje, 6 vjedhje…

06.05.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë […]

Brenda dy jave në Suharekë, një vetvrasje, një rast i dhunës në familje, 6 vjedhje… Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Ndër tjerash, Sylaj ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës në dy javët që lamë pas kanë ndodhur edhe 6 vjedhje, një kanosje, një rast i lëndimit trupor, një rast i dhunës në familje, një vetvrasje, një rast i dlmtimit të pronës një rast i ndërhyrjës në sistem kompjuterik, një rast i falsifikimit të parave, një zjarrëvënie, një rast fotografimit të paautorizuar, një rast i sulmit ndaj personit zyrtar dhe dy sulme.

Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë