Brenda dy jave në Suharekë: Një vdekje e dyshimtë, 3 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 563 tiketa për kundërvajtje

03.09.2020

Në takimin e mbajtur sot në Komunën e Suharekës nga nënkryetarja Mihrije Suka së bashku me Policinë e Kosovës, OSBE, KFOR-LMT dhe Zyra për Informim u raportuan ngjarjet që ndodhën në dy javët e fundit në Suharekë. Në takim u bisedua për gjendjen e sigurisë brenda javës, ndërsa nënkryetarja Suka, i njofton të pranishmit me […]

Brenda dy jave në Suharekë: Një vdekje e dyshimtë, 3 aksidente trafiku, 6 vjedhje,  563 tiketa për kundërvajtje Foto: Ilustrim

Në takimin e mbajtur sot në Komunën e Suharekës nga nënkryetarja Mihrije Suka së bashku me Policinë e Kosovës, OSBE, KFOR-LMT dhe Zyra për Informim u raportuan ngjarjet që ndodhën në dy javët e fundit në Suharekë.

Në takim u bisedua për gjendjen e sigurisë brenda javës, ndërsa nënkryetarja Suka, i njofton të pranishmit me aktivitetet e javës, e që për këto dy javë për sa nuk është mbajtur takimi, ajo ka veçuar këto aktivitete: takimi i Asosiacionit të Komunave me kryeministrin Hoti, homazhet tek pllakata e Heroit Ramë Bllaca, Diskutimi Publik për Buxhetin 2021, Mbledhja e Asamblesë.

Gjithashtu edhe Komandanti i Policisë në Suharekë, z.Afrim Sylaj, raportoi për gjendjen e sigurisë për dy javë duke i specifikuar këto raste: 1 vdekje e dyshimtë, 3 plane operative, 3 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 1 lëndim trupor, 2 raste dhunë familjare, 3 kanosje, 2 lëndime aksidentale, 1 tentim-vrasje, 1 dëmtim prone, 563 tiketa për kundërvajtjedhe 132 tiketa për mos-respektim të masave kundër COVID-19.

Edhe nga OSBE z.Salih Elshani, raportoi se janë duke punuar me disa projekte, ku specifikoi një takim me zyrtarët për informim të Komunave si dhe ka përmendur shqyrtimin e raportit financiar të Komunës së Suharekës dhe raportin e auditimit.

Ndërsa edhe nga KFOR-LMT, u raportua se janë duke punuar me angazhimet e tyre, duke i përmendur edhe patrullimet e zakonshme dhe duke e vlerësuar gjendjen si stabile dhe të qetë.