Brenda dy jave në Suharekë, 6 vjedhje, një person i zhdukur, 5 raste të dhunës në familje…

22.04.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë […]

Brenda dy jave në Suharekë, 6 vjedhje, një person i zhdukur, 5 raste të dhunës në familje… Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë ndodhur 6 aksidente trafiku dhe 6 raste të vjedhjes.

Ndër të tjerash, Sylaj ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës në dy javët që lamë pas kanë ndodhur edhe një kanosje, një rast i lëndimit trupor, 5 raste të dhunës në familje, një rast shqetësimi, një rast i moszbatimit të masave anti-COVID në shkollë, 4 raste të dëmtimit të pronës, një rast i ndërhyrjes në sistem kompjuterik, një rast i zhdukjes dhe 2 bastisje në kërkim të armëve të zjarrit.

Gjendja e sigurisë në Komunën e Suharekës u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.