Brenda dy jave në Suharekë, 1 rast i dhunës seksuale, 1 rast tentim vetvrasje, 6 vjedhje…

Brenda dy jave në Suharekë, 1 rast i dhunës seksuale, 1 rast tentim vetvrasje, 6 vjedhje…

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për ngjarjet të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë gjatë 14 ditëve të kaluara.

Togeri i Policisë së Kosovës në Suharekë, Vehbi Bytyqi ndër tjerash ak bër të ditur se gjatë dy javëve që lam pas kanë ndodhur 4 aksidente trafiku, 6 vjedhje dhe 3 raste të falsifikimit të parasë.

Poashtu Bytyqi ka njoftuar se gjatë 14 ditëve të kaluara në polici është raportuar një kanosje, një rast tentim i vetëvrasjes, një dhunim seksual, 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe një rast i përdorimit të narkotikëve.

Ndërsa, gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

RAPORTO