Brenda 9 muaje mbi 150 aksidente trafiku në Suharekë

25.09.2021

Pasiqë si pasojë e mosrespektimeve dhe kujdesit në trafik, shpesh herë po ndodhë edhe më e keqja, pra aksidentet, e që fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Në çdo raport të rregullt ditor të Policisë së Kosovës janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë […]

Brenda 9 muaje mbi 150 aksidente trafiku në Suharekë Foto: © Hallka Marketing Agency

Pasiqë si pasojë e mosrespektimeve dhe kujdesit në trafik, shpesh herë po ndodhë edhe më e keqja, pra aksidentet, e që fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në çdo raport të rregullt ditor të Policisë së Kosovës janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 23 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i aksidenteve të trafikut, ku vetëm dy javët e para të muajit shtator ndodhën 4 aksidente.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për aksidentet e trafikut të cilat janë raportuar në stacionin policor në Suharekë për periudhën janar-shtator 2021.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se vetëm në periudhën janar-shtator 2021 në Komunën e Suharekës kanë ndodhur hiç më pak se 153 aksidente trafiku.

Në muajin gusht ishte numri më i madh i rasteve aksidenteve të trafiku të raportuara në stacionin policor në Suharekë, ku brenda këtij muaji kishin ndodhur gjithsej 39 aksidente.

Gjatë muajit Janar të vitit 2021 ndodhën 13 aksidente trafiku, në Shkurt 12 të tilla, në Mars 8, në Prill ndodhën 12 aksidente, në Maj 15 të tilla, në Qershor 13, në Korrik 37 aksidente trafiku, në Gusht 39 dhe në dy javët e para të shtatorit ndodhën 4 aksidente.

MuajiNr. i aksidenteve në Komunën e SuharekësDy javët e paraDy javët e fundit
Janar 20211376
Shkurt 20211266
Mars 2021844
Prill 20211266
Maj 20211578
Qershor 20211394
Korrik 2021371522
Gusht 2021392415
Shtator 202144
TOTAL1538271