Brenda 9 dite një i vdekur dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

26.06.2021

Janë bërë më shumë se një muaj që nga fillimi i rënies së numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Si në çdo komunë tjetër të Kosovës që ka rënie të […]

Brenda 9 dite një i vdekur dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një muaj që nga fillimi i rënies së numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Kjo bëhet e ditur edhe nga raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Si në çdo komunë tjetër të Kosovës që ka rënie të numrit të rasteve me COVID-19, numër i vogël i rasteve është edhe në Komunën e Suharekës.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të konfirmuara me COVID-19 si dhe rasteve të vdekjeve në Suharekë që nga data 15 qershor deri më 23 qershor.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se brenda 9 ditëve në Komunën e Suharekës janë regjistruar 3 raste pozitive dhe një rast i vdekjes nga ky virus.

Më 15 qershor u konfirmua rasti i parë me COVID-19 pas më shumë se dy javë pa asnjë të infektuar, gjithashtu më 18 qershor rezultoi një rast pozitiv me këtë virus në Suharekë.

Ndërsa më 19 qershor u regjistrua një rast i vdekjes nga COVID-19 në këtë komunë dhe më 23 qershor u konfirmua një rast i ri me këtë virus në Komunën e Suharekës.

DataRastet e konfirmuara
me COVID-19 në
Suharekë
Rastet e vdekjes nga
COVID-19 në
Suharekë
15 Qershor10
16 Qershor00
17 Qershor00
18 Qershor10
19 Qershor01
20 Qershor00
21 Qershor00
22 Qershor00
23 Qershor10